Ballina Aktualitet

Xhaçka pret Daines: SHBA rol vendimtar për stabilitetin e rajonit

TIRANË, 7 prill/ATSH – I. Vata/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në takim senatorin e Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines.

Xhaçka bëri të ditur se, në fokus të takimit ishte partneritetin strategjik mes Shqipërisë  dhe SHBA-ve.

Në takim, ministrja Xhaçka vlerësoi rolin e SHBA në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Takim mjaft i mirë me senatorin e Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines për partneritetin strategjik mes Shqipërisë  dhe SHBA-ve. Nënvizova rolin vendimtar të SHBA në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike dhe shpreha kërkesën për ndihmë shtesë për më shumë qëndrueshmëri. E sigurova Senatorin për angazhimin e Shqipërisë për të punuar ngushtë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, theksoi Xhaçka pas takimit.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Kievi refuzon propozimin e Brazilit për t’ia dorëzuar Krimenë Rusisë
Artikulli tjetërOsmani: Nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe, nuk e lejoj të shkelet Kushtetuta