TEL AVIV, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Pas ngjarjeve të mbrëmshme dhe sulmeve të sotme terroriste në Liban dhe Gaza, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, gjenerali Herzi Halevi, zhvilloi sot një konsultim me zyrtarët e sigurisë, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë.
Përveç forcimit të trupave të rregullta të stacionuara në zonën ushtarake qendrore, e cila përfshin Bregun Perëndimor, gjenerali Halevi ka urdhëruar thirrjen nën armë të rezervistëve të punësuar në mbrojtjen ajrore dhe aviacionin.
IDF tha se rreth 34 raketa u hodhën në Izrael, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha që nga viti 2006.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi një përgjigje të ashpër në mbrëmje.
“Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë çmimin për çdo akt agresioni”, tha ai në fillim të një takimi të kabinetit të sigurisë në Jerusalem./ /os/























