Ballina Flash

Diskutohen sfidat e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

PRISHTINË, 7 prill /ATSH/ Është mbajtur takimi i katërt i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takimin e katërt me radhë për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës

“Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u diskutua mbi sfidat aktuale në funksionim të sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional si dhe skenarët e propozuar për reformë”, thuhet në komunikatë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ekip i ri i psikologëve dhe punonjësve socialë në 50 qendrat socio-shëndetësore
Artikulli tjetërKonjufca takon një delegacion të Senatit të Francës