Ballina Ekonomi

Normë e qëndrueshme interesi e bonove të thesarit

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Yield-et e bonove të thesarit u shfaqën të qëndrueshme, në ankandin e kësaj jave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.91 %, nga 3.93% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë më datë 23 mars, dy ankandet e bonove 12-mujore të zhvilluara në vijim janë ndikuar pak nga kjo lëvizja dhe rritja me 0.25 pikë përqindje nuk është reflektuar në yield-et e emetimeve të reja. Ekspertët besojnë se arsyeja kryesore mund të jetë likuiditeti i lartë në treg dhe kërkesa e madhe e investitorëve për këto instrumente.

Në ankandin e ditës së martë, shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ishte 5 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 9.5 miliardë lekë.

Bonot 12-mujore janë instrumenti kryesor referues që përdoret për kuotimin e kredive me interest ë ndryshueshëm të sektorit bankar.

Mosrritja e yield-eve të këtyre instrumenteve për momentin favorizon huamarrësit që kanë kredi me norma të ndryshueshme interesi në lekë, duke e frenuar rritjen e normave të interesit në rishikimin e këstit, që bëhet të paktën njëherë në vit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCelibashi takim me ambasadoret e BE dhe SHBA: Zgjedhjet, test për demokracinë
Artikulli tjetërManastirliu: Indeksohen çmimet e barnave të listës me rimbursim