Ballina Ekonomi

Thjeshtimi i procedurave doganore lehtëson dërgesat postare

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Postës Shqiptare, Ardit Demiri, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe lehtësimit të procedurave doganore në këtë fushë.

Gjatë këtij takimi, Gazheli theksoi faktin se Administrata Doganore Shqiptare në kuadër të lehtësimit të tregtisë elektronike ka ndërmarrë disa masa si harmonizimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për tregtinë elektronike, lehtësimin e lëvizjes së dërgesave postare, thjeshtimin e procedurave doganore në lidhje me dërgesat postare, si dhe sigurimin e informacionit për konsumatoret për dërgesat postare.

Shërbimet që jepen nga Administrata Doganore Shqiptare gjatë viteve të fundit kanë marrë vlerësimet pozitive jo vetëm nga komuniteti i biznesit vendas dhe i huaj, por edhe nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare si BB dhe FMN.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: KE mbështetje nismave në mbrojtje të mjedisit
Artikulli tjetërEuroja dhe dollari vijojnë të humbin terren ndaj lekut