TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot Finalndën për anëtarësimin në NATO.
“Finlanda është bërë zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s, pas një ceremonie historike në Bruksel. Urime Finlandës dhe mirëseardhje në familjen e NATO-s! Të vendosur për të punuar të gjithë bashkë për të promovuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, tha Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Pas tri dekadash mosangazhimi ushtarak, Finlanda iu bashkua sot NATO-s, një pikë kthese strategjike e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në një ceremoni të ngarkuar me simbole, vendi nordik, i cili ndan një kufi 1 300 kilometra të gjatë me Rusinë, u bë anëtari i 31-të i Aleancës, në përvjetorin e krijimit të saj, 4 prill 1949.
/k.s/ /gj.m/r.e/












