Ballina Flash

Mentorë amerikanë, trajnim për përmirësimin e komuniteteve

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Udhëheqës të komunitetit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria u mblodhën së fundmi si pjesë e programit Professional Fellows.

Ambasada e SHBA-së thekson se ky program sponsorizohet nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe zbatohet nga Co-Plan.

Mentorët amerikanë Larry Fletcher, Sarah Jane Knoy dhe Hector Vaca Cruz udhëtuan në Shqipëri për të trajnuar dhe mbështetur homologët e tyre shqiptarë në përpjekjet për të përmirësuar komunitetet e tyre.

Shqiptarët kishin kaluar më parë kohë me mentorët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kësaj nisme, e cila po ndërton një rrjet organizatorësh të komunitetit në mbarë botën.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Të reflektojmë për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm
Artikulli tjetërVeliaj: I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet e Sharrës