Ballina Flash

F1 – Australia, stacioni i radhës

MELBURN, 31 mars /ATSH-AA/ – Australia do të presë garën e tretë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.

Gara do të mbahet me 58 xhiro në pistën e gjatë 5.2 kilometra “Albert Park” në Melbourne. Gara do të fillojë të dielën më 2 prill në orën 15:00 pas xhirove për renditjen që do zhvillohet nesër.

Garën e parë të sezonit në Bahrein e fitoi piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen. Ndërsa në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, garën e dytë të sezonit, vendin e parë e fitoi meksikani Sergio Perez sërish nga ekipi i Red Bull.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 44 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 43

3. Fernando Alonso (Spanjë): 30

4. Carlos Sainz (Spanjë): 20

5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 20

– Ekipet

1. Red Bull: 87

2. Aston Martin: 38

3. Mercedes: 38

4. Ferrari: 26

5. Alpine: 8     /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun Kosovë – Serbi
Artikulli tjetërBerisha: Sot ka një varfëri të frikshme