Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë 2022-2023, zbulohen dy çiftet gjysmëfinaliste

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Është hedhur paraditen e kësaj të enjte shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023 ku kanë kaluar katër ekipe, Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Egnatia.

Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të medieve.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Vllaznia – Egnatia dhe Tirana– Teuta.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia – Egnatia (26 prill)/ Egnatia – Vllaznia (11 maj)

Tirana – Teuta (26 prill)/ Teuta – Tirana(11 maj)

 Finalja 01.06.2023

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj: Për Rindërtimin pas tërmetit, u akorduan 101.9 miliardë lekë nga buxheti
Artikulli tjetërBasha dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutën për rindërtimin e Ukrainës