Ballina Aktualitet

Nikolla: Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, ngjarje e rëndë

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dënoi sot sulmin ndaj televizionit “Top Channel”, ku si pasojë e të shtënave me armë nga persona të paidentifikuar humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola.

Nikolla u shpreh se, “sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë është një ngjarje e rëndë, që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese”.

“Solidaritet për TV ‘Top Channel’ dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale”, u shpreh Nikolla.

Rreth orës 01:00 të pasmesnatës së të dielës, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të “Top Channel”. Si pasojë e të shtënave humbi jetën roja i sigurisë, shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

/m.m/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Podolyak: Putini ka frikë se mund ta humbasë luftën në Ukrainë
Artikulli tjetërMbledhja e kryesisë së PD-së, Alibeaj: Roland Bejko kandidat për Tiranën