Ballina Aktualitet

Shkarkohet kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 shtetas të tjerë u arrestuan në 16 mars 2023 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Brenda vitit nis rivitalizimi i rrugës Berat-Ballaban
Artikulli tjetërINSTAT: Numri i vizitorëve të huaj rritje me 73.7 %, kryesojnë evropianët