TIRANË, 22 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Nikolla u shpreh se, “Sulltan Nevruzi, kjo ditë e hareshme, është shndërruar vit pas viti në një festival që përshëndet dhe simbolizon gjallërimin e natyrës dhe të njeriut”.
“Është festa e besimtarëve bektashinj, por edhe e njerëzve që u bashkohem atyre dhe që gëzojnë ardhjen e stinës së re, lindjen e ngrohtësisë, ndriçimin e dritës, ringjalljen e shpresës, triumfin e të mirës, forcën e besimit, shpërthimin e gëzimit, lumturinë që rrjedh prej paqes e harmonisë. Gëzuar të gjithëve që e kremtojnë Sulltan Nevruzin, kudo ku ndodhen”, u shpreh Nikolla./m.m/ /gj.m/





















