Ballina Aktualitet

Festa e Sulltan Nevruzit, urimet

TIRANË, 22 mars /ATSH/ Ministra të kabinetit qeveritar uruan sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

Balluku uron festën e Sulltan Nevruzit

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit, “Ditën e re” të gjithë Besimtarëve bektashinj”, shkroi Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Xhaçka uron festën e Sulltan Nevruzit: Gëzuar këtë ditë të bukur pranvere e shprese

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Sulltan Nevruzin të gjithë besimtarëve! Gëzuar këtë ditë të bukur pranvere e shprese ”, shkroi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Çuçi: Kjo ditë e shenjtë e shpresës dhe ripërtëritjes sjelltë pranverë në zemrat tuaja

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi uroi besimtarët bektashinj me  pamje nga Tyrbja e Abaz Aliut në Malin e Tomorrit.

“Me këtë pamje nga Tyrbja e Abaz Aliut në Malin e Tomorrit, uroj gëzuar Sulltan Novruzin për të gjithë bektashinjtë. Kjo ditë e shenjtë e shpresës dhe ripërtëritjes sjelltë pranverë në zemrat tuaja. Gëzuar”, shkroi Çuçi në rrjetet sociale.

Manja uron festën e Sulltan Nevruzit: Ringjallje e shpresës dhe përtëritjes shpirtërore

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

“Me urimin e ngrohtë për të gjithë komunitetin Bektashian, në këtë ditë simbol të fisnikërisë së tyre, ringjalljes së shpresës dhe përtëritjes shpirtërore, Gëzuar Sulltan Novruzin!”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi uron festën e Sulltan Nevruzit: Ditë shprese dhe ripërtëritjeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit! Në këtë ditë shprese dhe ripërtëritjeje, kremtojmë vlerat fisnike të dashurisë, tolerancës dhe dhembshurisë që janë në qendër të kësaj dite të bekuar”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Kushi uron festën e Sulltan Nevruzit nga Teqja e Re në Elbasan

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi uroi besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit nga Teqja e Re në Elbasan.

“Gëzuar Sulltan Nevruzin nga Teqja e Re në Elbasan! Në këtë ditë të bukur të ringjalljes së madhe i përcollëm urimet tona Baba Faikut dhe të gjithë besimtarëve bektashinj. Dhe siç e do tradita e Elbasanit, të gjitha komunitetet fetare ishin bashkë për të përcjellë urimet dhe për të festuar këtë ditë të rëndësishme”, shkroi Kushi në një postim në rrjetet sociale.

Ibrahimaj: Uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar”, shkroi Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale.

Kumbaro uron festën e Sulltan Nevruzit me vargjet e Naim Frashërit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit me vargjet e Naim Frashërit.

“Sot është një dit’e rëzë që përsëritet moti, lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu, vetë Zoti”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

“Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit me besimin se kjo pranverë do të jetë e fortë për ta rifilluar jetën pasi të kemi mundur të keqen!”, theksoi Kumbaro.

Ministrja ndau gjithashtu disa foto nga Teqeja e Baba Aliut.  “Po ndaj me ju disa foto nga vendi të cilit Naim Frashëri i kushtoi vargjet: Teqeja e BABA ALIUT – Alipostivan, Përmet vend i qetë, i bukur, i mençur dhe i bekuar, ku shërben një mik i dashur për të gjithë, Baba Hekurani”, u shpreh Kumbaro.

Ekonomi: Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve bektashinj

Edhe ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi uroi sot besimtarët bektashin për festën e Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve bektashinj!”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali uron besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit me anë të disa vargjeve.

“Më çdo anë e kërkova,

Thashë: ku është Perëndia,

Po më pasdaj e mësova,

Qënke ndaj meje e s’e dija.

Gëzuar Sulltan Nevruzin!”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Bilali: Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, këtë ditë të re të fisnikërisë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali uroi besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, këtë ditë të re të fisnikërisë, kur lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin dhe kur shpresojmë për një të ardhme më të mirë!”, shkroi Bilali në rrjetet sociale.

Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e bektashinjve

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri, Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBlinken uron festën e Sulltan Nevruzit: Simbol i rilindjes
Artikulli tjetërRama: Vijojnë punimet për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë