Ballina Flash

Parashikimi i motit, 21 mars 2023

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi. Parashikohen reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjithashtu parashikohet borë e dobët në zonat malore. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalizohen vetëm në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare jugore deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/16 Diell re shi
Kukës 6/13 Diell re shi
Lezhë 8/16 Diell re shi
Dibër 6/17 Diell re shi
Durrës            11/16 Diell re shi
Tiranë 11/14 Diell re shi
Elbasan 10/16 Diell re shi
Berat 8/15 Diell re shi
Vlorë          11/17 Diell re shi
Korçë 6/14 Diell re shi
Gjirokastër 7/16 Diell re shi
Sarandë 11/14 Diell re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: Ka vetëm një PD, kandidatët e primareve janë të mirëpritur
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21 MARS 2023