Ballina Aktualitet

Nikolla: Bashkëpunim intensiv me Kuvendin e Kosovës

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryetarja Fatmire Kollçaku.

Nikolla vlerësoi se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është mjaft intensiv.

“Komisionet parlamentare takohen në vijimësi për të shkëmbyer mendime, përvoja e praktika të suksesshme për hartimin e legjislacionit dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së, kontrollin parlamentar, transparencën dhe bashkëpunimin me medien e qytetarët”, tha ajo.

Nikolla theksoi se po rritet gjithashtu bashkëpunimi midis delegacioneve parlamentare në organizatat rajonale e ndërkombëtare, për të siguruar mbështetje për përballimin bashkërisht të sfidave ndërkombëtare.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani bisedë telefonike me homologun izraelit: Të përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin
Artikulli tjetërKualifikueset e Euro 2024, Kombëtarja me grup të plotë në stërvitje