Ballina Flash

Hapen aplikimet për certifikim e operatorëve të turizmit detar

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Janë hapur aplikimet për pajisjen me certifikatë për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila shprehet se, “sezoni veror po afron, po ashtu edhe përgatitjet për ta pasur të mbarë e të sigurt, prandaj të gjithë Operatorët e Turizmit Detar duhet të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.

Kumbaro thekson se , “asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë”.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi, që nga skafet, motorat e ujit, ski në ujë.

Për hollësi të tjera lidhur me procesin e certifikimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, drejtohuni në linkun e mëposhtëm:
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ, tryezë konsultimi për rolin e medias gjatë fushatës zgjedhore
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE ofron 1 miliard euro për viktimat e tërmetit në Turqi