TIRANË, 13 mars /ATSH/ Tirana është zgjuar ndryshe sot, ku qytetit i janë shtuar ngjyrat dhe lulet kudo, për të mikpritur nesër, Ditën e Verës.
Nën kujdesin e bashkisë së Tiranës po punohet kudo në kryeqytet, duke vendosur zbukurime të ndryshme me simbolet mbizotëruese të kësaj feste.
Fotoreporteri i Agjencisë Telegrafike Shqiptare ka sjellë sot një fotogaleri nga përgatitjet e fundit që po bëhen në Tiranë për këtë festë, që simbolizon ardhjen e pranverës.
Përveç zbukurime shumëngjyrëshe kudo në Tiranë, ajo që të bie në sy është edhe vendosja e kufizimeve nga Policia që ka nisur me bllokimin e disa segmenteve rrugore në kuadër të Ditës së Verës.
Për Ditën e Verës janë planifikuar 100 aktivitete të ndryshme dhe janë marrë të gjitha masat që kjo festë e përvitshme në vendin tonë të shkoj plot gëzim dhe argëtim për qytetarët.
/r.e/























