Ballina Flash

Pfizer investon 43 miliardë dollarë në luftën kundër kancerit

KALIFORNI, 13 mars /ATSH-AA/ – Kompania farmaceutike amerikane Pfizer ka blerë kompaninë bioteknike Seagen për 43 miliardë dollarë për të zgjeruar portofolin e saj të trajtimit të kancerit.

Në një deklaratë nga Pfizer thuhet se kompania globale bioteknike Seagen u ble për rreth 43 miliardë dollarë në vlerë operative për 229 dollarë në para për aksion.

Në deklaratën e cila u miratua nga bordet e drejtorëve të të dyja kompanive thuhet se Seagen pritet të kontribuojë më shumë se 10 miliardë dollarë në të ardhurat e Pfizer në vitin 2030.

Pfizer aktualisht ka një portofol prej 24 ilaçesh inovative të miratuara për kancerin, përfshirë barnat dhe trajtimet më të shitura për kancerin e gjirit dhe prostatës.

Më tej thuhet se me blerjen e Seagen, Pfizer ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj në këtë fushë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet shpronësimi i pronarëve që preken nga ndërtimi i linjës 110 kV në Unazën e Tiranës
Artikulli tjetër“Malasi Olive Oil”, vaji i certifikuar i ullirit gjen tregje në Europë e në SHBA