Ballina Aktualitet

7 Marsi, Meta dhuron 50 libra për shkollën e Prekazit

TIRANË,7 mars/ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka dërguar pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.

Në një postim në rrjete sociale, Meta uroi mësuesit dhe kujtoi 25-vjetorin e rënies së Adem Jasharit.

“Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit. Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”! Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë. Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25-vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet. Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve”, shkroi Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeatri Kombëtar i Kosovës, 4 netë shfaqje në Tiranë
Artikulli tjetërLiceu Artistik dhe Shkolla e Baletit, koncert artistik për 7 Marsin