Ballina Bota

GJERMANI – Mbërrin dërgesa e parë me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

HANOVER, 6 mars /ATSH-DPA/- Dërgesa e parë me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbërritur sot në Gjermani pas një marrëveshjeje të rënë dakord vitin e kaluar, gjatë një vizite të kancelarit Olaf Scholz në Abu Dhabi.

Anija u shkarkua në portin e Detit të Veriut të Wilhelmshaven, tha kompani ndërkombëtare tregtare e energjisë “Hoyer”.

Dërgesa erdhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të janarit, dhe një pjesë e saj është shkarkuar në Francë.

“Hoyer” nuk dha detaje për një datë të saktë të dërgesës së radhës me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Wilhelmshaven.

Sipas marrëveshjes së arritur në shtator, Gjermania do të marrë deri në 250 mijë tonë naftë në muaj nga kompania shtetërore e Emirateve ADNOC.

Dërgesa e parë u vonua derisa mbërriti në fillim të marsit, ndër të tjera, për shkak se fillimisht kishte pyetje nëse karburanti i plotësonte standardet e industrisë gjermane.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBTA: Numër special i revistës LIK për luftën në Ukrainë
Artikulli tjetërHidhet shorti i dytë tek “5 Maji, 125 familje të tjera marrin çelësat e shtëpive të reja