Ballina Ekonomi

Rama: Edhe pak nga hapja e bajpasit të Gjirokastrës


TIRANË, 3 mars/ATSH/ Në Gjirokastër është drejt përfundimit edhe bajpasi, një tjetër vepër madhore për këtë qytet muzeal.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë bajpas, teksa bëri të ditur se ka mbetur edhe pak nga hapja e tij.

Ndërtimi i bajpasit është pjesë e një “ansambli arkitekturor” që po realizohet bashkë me projekte të tjera në zbatim nga FSHZH, si sheshi “Çerçiz Topulli”, sistemimi i muzeve dhe restaurimi i shtigjeve përgjatë tyre, hapësirat mbështetëse dhe godina e parkimit.

Bajpasi do të zgjidhë problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët, pa cenuar autenticitetin dhe karakterin e zonës së ndërhyrjes.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendimi i Apelit për vulën e PD-së, Bylykbashi: Ditë e zezë për Drejtësinë
Artikulli tjetërOBSH i kërkon SHBA opinion mbi teorinë e daljes së COVID-19 nga laboratorët kinezë