Ballina Flash

Koncerti “Epokat në tinguj” solli premierën e Aleksandër Peçit

TIRANË, 2 mars/ATSH/ “Epokat në tinguj” koncerti që u luajt në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, mahniti publikun artdashës në fillim të muajit mars.

Me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentes së mirënjohur Elda Laro, pianistit francez Pascal Gallet si dhe të solistes virtuoze Laura Llozi, është luajtur koncerti nr. 5 për piano i kompozitorit Aleksandër Peçi, dhe koncerti nr. 1 për violinë nga Paganini.

Krahas solistëve interpretoi Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, në këtë premierë botërore të koncertit GEA 2551, vepër e kompozitorit të mirënjohur Aleksandër Peçi.

Pascal Gallet e ka vlerësuar maksimalisht veprën e kompozitorit Peçi, si një punë jashtëzakonisht kërkuese.

Drejtori artistik i eventi ishte Arben Skënderi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Portreti i vajzës së Pikasos shitet për 21,6 milionë dollarë
Artikulli tjetërSpiropali për akuzat e opozitës: Marrëzia është bërë anëtar nderi në selinë nderhumbur