Ballina Ekonomi

Pagë minimale për naftëtarët e Ballshit për 6 muaj

TIRANË, 1 mars/ATSH-Maela Marini/ Këshilli i Ministrave vendosi sot trajtimin me pagë minimale të naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen në vijim të paketave sociale të qeverisë shqiptare.

“Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin e rëndësishëm për përcaktimin e procedurave të marrjes së pagesës së barabartë me pagën minimale për punonjësit e Ballshit për një periudhë 6-mujore, deri në muajin korrik. Ky vendim vjen si pjesë e paketave sociale të qeverisë shqiptare në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit”, tha ajo.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubvencionim bizneseve për rritjen e kontributeve të sigurimeve, përfitojnë 30 mijë persona
Artikulli tjetërAksidenti hekurudhor në Greqi, MEPJ: Deri tani nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e viktimave