Ballina Aktualitet

Miratohet hapja e ambasadës shqiptare në Azerbajxhan

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen e misionit diplomatik në nivel ambasade të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Vendimi bazohet në Kushtetutë dhe në ligjin “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sipas vendimit, shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.

Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspertë nga Brukseli, trajnim për emergjencat në Tiranë
Artikulli tjetërGuvernatori Mehmeti, sqarime pas deklaratave të kryetarit të Bordit të BQK-së