Ballina Flash

Parashikimi i motit, 26 shkurt 2023

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme falë masave ajrore me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në pjesën veriore dhe bregdetare të vendit. Në zonën e veriperëndimit në pasdite reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, lokalisht stuhi.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje me shpejtësi mesatare 3-9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive dhe problematike që arrijnë 15-20 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet  i forcës 5-7 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/18 Re shi
Kukës 12/18 Re shi
Lezhë 12/19 Re shi
Dibër 9/21 Re shi
Durrës 11/20 Re shi
Tiranë 13/19 Re shi
Elbasan 11/20 Re shi
Berat 9/22 Re shi
Vlorë 14/23 Re shi
Korcë            8/18 Re shi
Gjirokastër 8/21 Re shi
Sarandë 12/20 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Hetoni përpjekjet për intimidimin e përfaqësuesit të shqiptarëve në parlamentin serb
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/02/2023