Ballina Flash

Parashikimi i motit, 25 shkurt 2023

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por gjatë pjesës së parë të ditës edhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave përgjatë gjithë ditës.

Gjatë pjesë së parë të ditës shtrëngata shiu afatshkurtra parashikohen edhe në zonën e qendrës. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi dhe behët intensive dhe problematike me shpejtësi që arrijnë 15-20 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-7 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/20 Re shi
Kukës 6/20 Re diell/shi
Lezhë 12/21 Re shi
Dibër 6/19 Re diell/shi
Durrës 9/22 Re diell/shi
Tiranë 9/23 Re diell/shi
Elbasan 10/23 Re diell/shi
Berat 6/23 Re diell/shi
Vlorë 8/23 Re diell/shi
Korçë            5/18 Re diell/shi
Gjirokastër 4/23 Re diell/shi
Sarandë 11/23 Re diell/shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shkrimtarja Marianne Williamson kandidon për presidente
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/02/2023