TIRANË, 24 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 1-vjetorin e agresionit rus në Ukrainë deklaroi se, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me popullin ukrainas.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi përkujtoi 1-vjetorin e agresionit rus në Ukrainë dhe garantoi solidaritet me popullin ukrainas.
“Sot bëhet një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me popullin ukrainas dhe të tregojmë mbështetjen tonë për të drejtën e tyre për siguri dhe sovranitet”, shkruan Peleshi.
/gj.m/r.e/





















