TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Gjithashtu parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën veriore dhe bregdetare të vendit, në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1-6 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/17 | Re shi |
| Kukës | 1/16 | Re shi |
| Lezhë | 1/17 | Re shi |
| Dibër | 0/20 | Re diell |
| Durrës | 4/18 | Re shi |
| Tiranë | 6/19 | Re diell |
| Elbasan | 4/21 | Re diell |
| Berat | -1/20 | Re diell |
| Vlorë | 6/17 | Re diell |
| Korçë | 0/16 | Re shi |
| Gjirokastër | -1/19 | Re diell |
| Sarandë | 7/19 | Re diell |























