Ballina Flash

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2023

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellet në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Duke filluar prej orëve të vona të mbrëmjes do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1-5 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/18 Diell
Kukës 3/18 Diell
Lezhë 4/17 Diell
Dibër 1/18 Diell
Durrës 9/19 Diell
Tiranë 7/20 Diell
Elbasan 5/20 Diell
Berat 3/20 Diell
Vlorë 6/19 Diell
Korçë            2/17 Diell
Gjirokastër 2/20 Diell
Sarandë 9/19 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKE – Të paktën gjashtë viktima prej zjarrit në një hotel
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/02/2023