Ballina Bota

BERLIN – Scholz akuzon lidershipin e Teheranit për luftë kundër popullit iranian

BERLIN, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Scholz akuzon udhëheqjen e Teheranit për luftë kundër popullit të vet iranian.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka cilësuar dënimin me vdekje të dhënë nga një gjykatë në Teheran kundër iranio-gjermanit Jamshid Sharmahd si “të papranueshëm”.

“Regjimi iranian po lufton popullin e vet në çdo mënyrë të mundshme dhe po injoron të drejtat e njeriut”, shkroi Scholz në Twitter të mërkurën.

“Ne e dënojmë atë në termat më të ashpër të mundshëm dhe i kërkojmë regjimit iranian të tërheqë dënimin.”

Më herët, qeveria gjermane dëboi dy diplomatë iranianë në përgjigje të dënimit me vdekje.

Një gjykatë revolucionare e kishte mbajtur 67-vjeçarin Sharmahd përgjegjës, ndër të tjera, për një sulm terrorist, njoftoi të martën portali i drejtësisë Mizan. Akuzat nuk mund të verifikohen. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDe Sanctis takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj
Artikulli tjetërGjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për çmimet e produkteve të shportës