Ballina Bota

KIEV – Biden në vizitë të paparalajmëruar

KIEV, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka mbërritur në Kiev për një vizitë të befasishme, me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia.

Para udhëtimit të tij të planifikuar në Poloni këtë javë, Biden mbërriti sot në Kiev dhe vizita e tij është e para në këtë shtet, që nga fillimi i luftës ruse më 24 shkurt 2022.

Vizita nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie.

Detajet për kohën dhe mjetet e transportit mbeten të paqarta./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHolta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Artikulli tjetërÇelet thirrja për Fondin e Krijimtarisë Letrare për të rinj