Ballina Flash

Një hapësirë e re rinore në kryeqytet

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe në kuadër të programit: Tirana kryeqyteti evropian i rinisë 2022, inaguruan hapësirën më të re rinore në kryeqytet.

Vendtakimi i ri për të gjithë ata që dëshirojnë të diskutojnë, debatojnë, krijojnë aktivitete artistike, apo të jenë pjesëmarrës në ngjarjet që kjo hapësirë rinore do të mirëpresë për të patur një angazhim më të mirë social dhe kulturor, quhet “Tok me ne #SiN’Shpi.

Në cereoninë e inaugurimit u prezantua programi javor dhe mundësitë se si organizatat dhe të rinjtë do të mund të përdorin këtë hapësirë për aktivitetet e tyre.

Kjo nismë është realizuar në kuadër të projektit “Këmbëkryq me ndërkombëtarët’’, nën implementimin e organizatës Qendra për Ekselencë (DCE) në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe Bashkinë Tiranë.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushë Studën, një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Artikulli tjetërKurti priti në takim futbollisten me famë botërore, Kosovare Asllani