Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 18 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 435 testime, nga të cilët 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnjë, Sarandë, nga 1 qytetar në Vaun e Dejës, Dimal, Elbasan.

Janë 137 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,643 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 shkurt 2023)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 435

Testime totale 2,036,635
Raste pozitive 333,376
Raste të shëruara 329,643
Raste aktive 137
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 112
Fier 9
Shkodër 4
Vlorë 5
Berat 4
Durrës 1
Elbasan 1
Gjirokastër 1

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaportimi në KE, përafrim i legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve
Artikulli tjetërKurti takon shpëtimtarët e Kosovës që ndihmuan në Turqi: Kultivoni vullnetarizmin në shoqëri