Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/02/2023

MYNIH (Gjermani) – Konferenca e Sigurisë.

SIDNEJ (Australi) – Worldpride 2023, festivale, gara sportive dhe marshime krenarie nga LGBTQ.

GJERMANI – Punonjësit në grevë në shtatë aeroporte në vend.

LUBLANË (Slloveni) – Vizitë e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

MOSKË (Rusi) – Seancë e re në gjyqin për shpërbërjen e Agjencisë Hebraike në Moskë.

HAGË (Holandë) – Muzetë e Hagës festojnë 125-vjetorin e lindjes së M.C. Escher.

VJENË (Austri) – Vizitë e kryeministres finlandeze Sanna Marin.

ANTVERP (Belgjikë) – Trafikimi i kokainës – Qeveria belge dhe holandeze nënshkruajnë një angazhim me pronarët e anijeve për të siguruar më mirë transportin detar.

LOS ANXHELES – Hapja e Super Nintendo World në parkun tematik të Hollivudit ”Universal Studios”.

LOS ANXHELES – Reperi dhe aktori amerikan Ice-T merr një yll në bulevardin ”Hollywood Walk of Fame”.

DURBAN (Afrika e Jugut) – Manovra të përbashkëta detare të Afrikës së Jugut, Rusisë dhe Kinës në Durban.

JUBA (Sudani i Jugut) – Konferencë për shtyp nga anëtarët e Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Sudanin e Jugut.

SAN PAOLO (Brazil) – Paradat e shkollave të sambas./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 17 shkurt 2023
Artikulli tjetërLONDËR – Sunak dhe Duda diskutojnë mbështetjen për Ukrainën