Ballina Aktualitet

Mocioni me debat me Kryeministrin, më 2 mars

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës zhvillimin e mocionit me debat, me kohë pa limit me Kryeministrin Edi Rama më datë 2 mars.

Kërkesa për mocion pa debat është bërë nga opozita në Kuvend, pas publikimit të aferës McGonigal.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke shpjeguar votën kundër theksoi se interpelanca duhet të ishte e menjëhershme dhe në momentin e parë që do të mblidhej seanca.

“Nuk mund të mblidhesh dot pa dakordësinë e kryetarëve të grupeve për një aktakuzë dhe të vendosësh datën 2 mars. Po shkelni rëndë rregulloren e Kuvendit. Na lejoni të debatojmë sot për çështjen që kemi kërkuar dhe më pas të vijojmë me rendin e ditës”, tha Tabaku.

Drejtuesja e seancës së Kuvendit, Ermonela Felaj theksoi se në bazë të nenit 89 të rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit ka vendosur bashkimin e kërkesës për interpelancë urgjente me mocionin pa debat.

Ajo tha se Kryetarja e Kuvendit ka të drejtë të propozojë një datë bazuar në rregullore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Artikulli tjetërFOKUS – Rusia lëshon dhjetëra raketa kundër infrastrukturës së rëndësishme ukrainase