Ballina Aktualitet

Balla: Protestat e opozitës, kundër drejtësisë për “21 Janarin” dhe “Gërdecin”

TIRANË, 13 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se, protestat e opozitës janë presion kundër drejtësisë dhe SPAK për “21 Janarin’ dhe “Gërdecin”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se, “në momentin që SPAK është nën presionin e publikut për të marrë në dorëzim çështjen e vrasjeve shtetërore të 21 Janarit, përsëri arsyeja e bllokimit është kjo. Nuk ka të bëjë me agjentin e FBI-së McGonigal, as me drejtësinë amerikane. Mos ia qani hallin drejtësisë amerikane. Drejtësia amerikane do ta bëjë punën e vet. Ky është një presion i poshtër kundër drejtësisë shqiptare, kundër SPAK, për “Gërdecin” dhe “21 Janarin””. Po ashtu, për çështjen e gjyqit të PD-së në 3 mars. Megjithatë kjo nuk e ndërpret punën e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do duhet të marrë masa ndëshkimore jo vetëm për bllokimin e foltores, por edhe për fyerje seksiste”, tha Balla.

Balla, si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste propozoi mbylljen e seancës së Kuvendit.

“Në këto kushte i propozoj Kuvendit ndërprerjen e seancës dhe ne do t’i drejtohemi për masa të tjera. Hallin e Sali Berishës me drejtësinë nuk e zgjidh as bilbili, as koka e bilbilit”, theksoi ai.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO rrit përpjekjet për të mbrojtur më mirë tubacionet nënujore
Artikulli tjetërRama: Prioritet për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, hyrja në aleancën evropiane të universiteteve