ANKARA, 12 shkurt /ATSH-AA-DPA/ – Kontraktori i ndërtesës së ashtuquajtur ”Renaissance Residence”, që u shemb pas tërmetit në Hatay, Mehmet Yasar Coskun, u arrestua në aeroportin e Stambollit ndërsa përpiqej të ikte jashtë vendit.
Procedurat e sigurisë së Coskun, i cili u ndalua dje në Aeroportin e Stambollit dje, janë përfunduar nga prokuroria.
Ai u dërgua në burgun e Metrisit.
Të paktën 14 persona u arrestuan në Turqi për neglizhencë të dyshuar në lidhje me ndërtesat e shembura pas tërmetit në provincat jugore.
Gjithashtu, prokurorët po kërkojnë arrestimin e 33 personave të tjerë në qytetin e Dijarbakırit të akuzuar si përgjegjës për “defekte të ndërtimit”, si heqja e kolonave të betonit për të liruar hapësirën.
“Shumica e të arrestuarve ishin kontraktorë. Njëri prej tyre u kap në aeroportin e Stambollit ndërsa po përpiqej të largohej në Mal të Zi”, tha AA, sipas DPA./ a.jor.























