Ballina Aktualitet

Peleshi: Akademia e FA-së, transformim sipas modelit ekselent të West Point

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se Akademia e Forcave të Armatosura po transformohet sipas modelit ekselent të West Point.

Peleshi informoi se, pedagogë të elektronikës, informatikës, shkencave ekzakte, shkencave sociale, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjuhës angleze, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit të AFA.

Ministri informoi se, “aplikimet janë të hapura deri më 23 shkurt 2023”.

Ndërkohë, edhe studentët që zgjedhin të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura, kanë disa avantazhe si, pagesë mujore ndihmëse për çdo student, përgjatë gjithë periudhës së studimit.

Po ashtu, ata përfitojnë akomodim dhe ushqim falas përgjatë gjithë periudhës së studimit, si dhe tarifë regjistrimi 0 lekë, përgjatë 3 viteve të studimit.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria U-21, zyrtarizohen miqësoret e marsit me Azerbajxhanin dhe Poloninë
Artikulli tjetërPolicia e Tiranës, masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës