Ballina Flash

​Qeveria miraton marrëveshjet e Procesit të Berlinit

PRISHTINE, 8 shkurt /ATSH/ Qeveria e Kosovës ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, po ashtu ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Ndërkaq, miratuan edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit te lartë në Ballkanin Perëndimor.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ndau edhe mjete për pagesën e specializantëve me vetëfinancim gjatë vitit 2023. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPSHTRR: Brenda shkurtit, nis shërbimi risi i targave të personalizuara
Artikulli tjetërFOKUS – Një turke nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 52 orëve