Ballina Ekonomi

Reshje dëbore në disa qarqe, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme në këto akse.

Gjithashtu ARRSH informon se, “kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet”.

ARRSH i bëri apel drejtuesve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Do të kthehet në rrugë interurbane, pjesë e Korridorit VIII
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky: Ukraina meriton perspektivë konkrete për anëtarësimin në BE