Ballina Flash

Dervishi: OSBE, mbështetje ndër vite për Zyrën e Komisionerit

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, priti në një takim ambasadorin Guido De Sanctis, Kryetar i Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Komisioneri Deervishi shprehu falënderimin për kontributin dhe mbështetjen e dhënë ndër vite nga OSBE për Zyrën e Komisionerit, si dhe për projektet e frytshme të përbashkëta të zhvilluara për të dy fushat e përgjegjësisë institucionale.

Gjatë takimit Ambasadori De Sanctis u njoh me rolin, funksionet dhe veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit, si edhe me procesin e harmonizimit të kuadrit rregullator kombëtar të mbrojtjes së të dhënave personale me acquis të BE, apo dhe atë për përmirësimin e ligjit për të drejtën e informimit.

Palët diskutuan dhe u dakordësuan për të vijuar këtë bashkëpunim në funksion të njohjes dhe ndërgjegjësimit, për ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore nga qytetarët.

/k.s/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerati, destinacion tërheqës për turizmin aziatik dhe koreano-jugor
Artikulli tjetërDita Botërore e Ligatinave, habitate të rëndësishme për gjallesat e shpendët