TIRANË, 30 janar /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se, për periudhën 23-27 janar 2023, ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 11 kërkesa për pajisje me licencë.
AKU njoftoi se, nga këto kërkesa, ka miratuar 9 licencime dhe ka refuzuar 2 të tilla.
Sipas AKU-së, arsyet e refuzimit të licencimit ishin se, kishte mospërputhje të adresës së deklaruar në aktin e regjistrimit me atë ne aktin e certifikatës së pronësisë.
Gjithashtu nuk plotësohej kriteri për drejtuesin teknik sipas kërkesave ligjore.
AKU tërheq vëmendjen e subjekteve që duan të licencohen si operatorë në sektorin ushqimor, për respektimin rigoroz të dokumentacionit në respektim të ligjit dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

/gj.m/












