Ballina Aktualitet

Spiropali: Përpjekje për anëtarësimin e plotë në BE

TIRANË, 28 janar/ATSH – I. Vata/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, së bashku me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka pritën në një takim Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos.

Në një postim në rrjetet sociale, Sipropali u shpreh se, “procesi screening, ecuria e reformave, progresi që ka bërë vendi ynë në forcimin e sistemit të drejtësisë, bashkëpunimi politik dhe rajonal, plotësimi i detyrave dhe rekomandimeve, ishin në fokus të diskutimit”.

Spiropali i shprehu eurodeputetes mirënjohje për mbështetjen e zëshme të Parlamentit Evropian, lidhur me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe theksoi se, qeveria do të vijojë përpjekjet për përballimin me sukses të sfidave deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në BE.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Travel Off Path”: Shqipëria, qëndra më e re dixhitale në Europë për vitin 2023
Artikulli tjetërSHBA – Protesta pas vrasjes së një afro-amerikani nga policia