Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 janar 2023

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash hera herës të dendura si dhe intervale kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në veri dhe jugperëndim. Në zonat malore do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- verilindje me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht do të jetë intensive me shpejtësi që arrin deri në 8-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/12 Re shi
Kukës 2/3 Re shi/bore
Lezhë 5/13 Re shi diell
Dibër -1/2 Re  shi/bore
Durrës 4/14 Re shi diell
Tiranë 5/16 Re shi diell
Elbasan 2/14 Re diell
Berat 4/15 Re diell
Vlorë 7/14 Re shi
Korçë 0/3 Re diell
Gjirokastër 2/11 Re diell
Sarandë 6/14 Re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFondi i Artizanëve, Krifca: Subjektet mund të aplikojnë deri më 25 shkurt 
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/01/2023