Ballina Aktualitet

Miratohen formatet e standardizuara për raportimin financiar të partive

TIRANË, 27 janar/ATSH – I. Vata/ Komisioneri Shetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sot rregullat për raportimin financiar të partive politike, miratoi formatet e standardizuara për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si edhe mënyrën e pagesës së auditëve.

Formatet e standardizuara do të përdoren për raportimin vjetor të vitit 2023.

Gjithashtu, u miratuan procedurat edhe rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shteteve të huaja dhe medieve.

“Vendimi sjell reflektim të plotë të rolit dhe rëndësisë së vëzhguesve zgjedhorë, në çdo fazë të procesit ku ata akreditohen. Përcaktimi i procedurave të akreditimit, të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve, si edhe rregullat tërësore të vëzhgimit të zgjedhjeve, mundësojnë përmbushjen me profesionalizëm të detyrës nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShënoi 66 gola në sezon, Megi Doçi fiton “Këpucën e Artë” të vajzave për vitin 2022
Artikulli tjetër“Këpuca e Artë 2022 për djem”, Saliou Guindo merr çmimin nga Kristian Karembë