Ballina Flash

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq “Faustin” në Gjilan

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Teatri Kombëtar i Kosovës, ka çuar personazhin e famshëm të letërsisë gjermane, Faustin, në Gjilan.

Fausti, personazhi kryesor i një legjende klasike gjermane e heroi i folklorit dhe letërsisë perëndimore, ishte protagonisti i premierës së shfaqur mbrëmë në Gjilan, si bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të qytetit të Gjilanit dhe Teatrit “Bekim Fehmiu”, në Prizren.

Fausti i Gëtes mblodhi rreth vetes vëmendje të lartë. Për të parë shfaqjen ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deputetja Adriana Matoshi, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe shumë artistë e artdashës.

Me autor dhe regjisor Fadil Hysaj, e luajtur nga 17 aktorë, kjo histori e paharrueshme e Gëtes, e treguar dhe e ritreguar në romane, proza e drama, solli plot emocione për publikun.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLETËRSI – U helmua Pablo Neruda?
Artikulli tjetërAkuzat për lidhje me ish-zyrtarin e FBI, Gjiknuri: Opozita, tymnajë për të sfumuar provat për 21 janarin