TIRANË, 21 janar /ATSH/ Vendi është përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet mesatar duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se, grupet e punës në terren kanë bërë menjëherë pastrimin e tyre në akset rrugore.
“Jemi në gadishmëri në të gjitha akset nacionale 24/7 për të mundësuar qarkullim normal dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës”, shprehet ARRSH në njoftim.












