Ballina Ekonomi

DPRRTSH: Mbi 5 mijë targa risi gjatë 2022-shit

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Në korrik të vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) nisi shërbimin risi të targave të vogla (për përpara) për autoveturat, targat me përmasa amerikane (përpara/mbrapa) dhe targat e motomjeteve të standardizuara.

Sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR, gjatë 2022, janë lëshuar 1 087 targa me dimension amerikan 305 x 153 mm, 3 565 targa version i vogël italian (360 x 100 mm) dhe 631 targa motoçikletash me dimension 177 x 177 mm.

Ky shërbim i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targat ekzistuese (me po ato karaktere) dhe kujtdo që kryen regjistrim të ri.

Qytetarët mund të paraqiten në Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar mjeti me një dokument identifikimi dhe me lejen e qarkullimit të mjetit për të bërë kërkesën për formatin e targës që dëshirojnë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rindërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me pajisje bashkëkohore
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA një tjetër ndihmë ushtarake prej 2,5 miliardë dollarësh për Ukrainën