TIRANË, 20 janar/ATSH/ Në korrik të vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) nisi shërbimin risi të targave të vogla (për përpara) për autoveturat, targat me përmasa amerikane (përpara/mbrapa) dhe targat e motomjeteve të standardizuara.
Sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR, gjatë 2022, janë lëshuar 1 087 targa me dimension amerikan 305 x 153 mm, 3 565 targa version i vogël italian (360 x 100 mm) dhe 631 targa motoçikletash me dimension 177 x 177 mm.
Ky shërbim i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targat ekzistuese (me po ato karaktere) dhe kujtdo që kryen regjistrim të ri.
Qytetarët mund të paraqiten në Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar mjeti me një dokument identifikimi dhe me lejen e qarkullimit të mjetit për të bërë kërkesën për formatin e targës që dëshirojnë.
