Ballina Ekonomi

Ekonomi: 1227 shërbimet online, lehtësi e cilësi për qytetarët

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi deklaroi sot se, “digjitalizimi i shërbimeve publike dhe ofrimi i tyre online për qytetarin është një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë, që ka lehtësuar qytetarët nga barra e radhëve dhe procedurat burokratike”.

Gjatë prezantimit të arritjeve gjatë vitit 2022 dhe objektivat për vitin 2023, të ministrisë që ajo drejton, Ekonomi vuri në dukje se, nga 1 Maji i vitit të kaluar të gjitha shërbimet publike administrative kaluan online. Sot kemi online 1227 shërbime q jepen nga 83 institucione dhe komunikojnë informacione mes 58 regjistrave”.

Sot theksoi Ekonomi, 95 % e shërbimeve që kanë nevojë qytetarët ofrohen online.

Ministrja  tha se, “për të arritur deri këtu është bërë një punë shumë e madhe nga ADISA dhe AKSH-i që vendosi këto shërbime në platfomën e-Albania. Në këtë platformë (e-Albania) kemi 2.8 milionë përdorues nga të cilët 220 mijë janë biznese dhe u shënuan 8.5 milionë aplikime, nga të cilat 6.7 milionë aplikime kanë qenë dokumente me vulë elektronike dhe mesatarisht janë kryer 17 milionë transaksione në muaj”.

Këto përparësi zhvillimi në digjitalizimin e shërbimeve e renditën Shqipërinë, nga institucionet ndërkombëtare në vendin 19 në botë dhe në vendin e 8 në Europë.

Ekonomi tha se Shqipëria ka sot një infrastrukturë të mbulimit të shërbimeve online në 99.9 % të territorit, ndërsa prioritet i punë tonë do të jetë përmirësimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve online dhe zgjerimi i tyre edhe për shërbimet vendore.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKineastët e rinj shfrytëzojnë materialet arkivore të AQSHF
Artikulli tjetërDPD: Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në portet kryesore